E rëndë në Elbasan/ E moshuara gjendet e pajetë pas dy ditësh në banesën e saj.

363
Sigal

Mbrëmjen e sotme një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku alarmin e ka dhënë djali i saj.

Ky i fundit i kërkoi ndihmë policisë lokale, pasi nëna kishte dy ditë që nuk i përgjigjej në telefon.

Futja në brendësi të apartamentit u bë nga PNMZSH. Kjo pasi e moshuara jetonte e vetmuar.

Ata janë futur nga dritarja e katit të katërt dhe më pas është bërë hapja e derës së apartamentit për t’u futur në të i biri dhe policia, ku është konstatuar se e moshuara ishte pa sheja jete.

Ndërkohë trupi i saj është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit, për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.