E rëndë në Divjakë, turisti skocez gjen një person të vdekur në pyll

172
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë.

Burime bëjnë të ditur se është gjetur i vdekur në pyll një person rreth të 40-ve. Mësohet se viktima është gjetur nga një turist skocez.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka lajmëruar policinë. Deri më tani ka pak detaje në lidhje me këtë ngjarjen dhe ende mungon komunikata zyrtare e policisë.