E rëndë në Delvinë/ 30-vjeçari gjendet në kanal, dyshimet e para

249
Sigal

Një i ri rreth të 30-tave është gjetur në një kanal në anë të rrugës në Vane të Delvinës.

I riu u gjet nga disa persona që sapo kishin zbritur nga urbani.

Menjëherë u njoftua ambulanca dhe ai është dërguar në spitalin e Sarandës.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka patur i riu, por sipas bashkëfshatarëve të tij ai ka pasur problem me zemrën dhe mund të ketë humbur ndjenjat.