E rëndë/ Makina përplas drejtuesin e biçikletës në Tiranë, dërgohet në gjëndje të rëndë në spital

319
Sigal

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku sërish protagonist është një drejtues biçiklete.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë.

Një automjet ka përplasur drejtuesin e biçikletës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë që në orët e paradites një 87- vjeçar po me biçikletë u përplas në zonën e rrugës ‘Bardhyl’ në Tiranë

I plagosuri është transportuar në spital. Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në Sauk.