Dy pushuesit janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se pushuesit janë nga Maqedonia e Veriut.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





















