E rëndë/ 6-vjeçari bie nga kati i gjashtë, ndërron jetë

224
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth një orë më parë në Elbasan.

Policia njofton se një fëmijë i mitur, vetëm 6 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 6-të i banesës ku jetonte.

Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.