E RËNDË/ 57 vjeçari tenton ti japë fund jetës pasi dyshonte se ishte i infektuar me koronavirus

299
Sigal

Një burrë i cili dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi ka tentuar që t’i japë fund jetës, i mbërthyer nga depresioni dhe gjendja e rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë, Bëhet fjalë për një 57-vjeçar i cili ka prerë damarët në banesën e tij.

Mësohet se shtetasi R. Sh. fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19