E premtja rezervon orë plot me diell, ja sa do të jenë temperaturat

257
Sigal

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se orë me diell pritet të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit tonë për ditën e premte.

Vranësirat të pakta kalimtare pritet të jenë përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet nga Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat e mëngjest dhe rritje në vlerat e mesditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 7°C deri në 26°C
zonat e ulëta 12°C deri në 29°C
zonat bregdetare 13°C deri në 27°C