E parkuar pranë banesës, shkrumbohet makina në Tepelenë

140
Sigal

Një makinë e parkuar pranë banesës ka marrë flakë mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj.

Automjeti tip “Volkswagen Passat”  ishte  në pronësi të shtetasit M. Gj.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.