E padëgjuar ndonjëherë! Tiranasi denoncon në polici: Na vodhën plehrat!

635
Sigal

Ngjarjes në fjalë i shkon më së miri shprehja “Shqipëria është vendi i çudirave”, pasi në Tiranë ka ndodhur diçka me të vërtetë e habitshme.

Një qytetar i kryeqytetit, i moshës 34 vjeçare ka shkuar në policinë e Tiranës për të denoncuar një ngjarje…. vjedhjen e plehrave në një kosh mbeturinash.

Policia e ka marrë denoncimin ditën e djeshme dhe e ka bërë publik këtë të dielë në buletin.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 30.06.2018, shtetasi D. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 11:00, në rrugën “Selim Brahja”, dy persona me kamionin tip “Benz” të një firme, në një kosh mbeturinash, kanë vjedhur mbetje të riciklueshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Neni 134 i Kodit Penal.