E padëgjuar/ Lë gjithë familjen në kumar

751
Varësia ndaj kumarit, konsiderohet po aq e rëndë sa varësia ndaj drogës apo alkoolit. E duket se ky mund të jetë edhe rasti i një babai në Indi, i cili humbi djalin në kumar. Burri, i identifikuar vetëm me emrin Moshin nga New Dehli, kishte lënë fillimisht të gjithë familjen në kumar, por borxhi iu ul vetëm me një fëmijë, pasi gruaja mori vesh çfarë kishte bërë, sigurisht, nuk ishte aspak dakord. Madje kjo e fundit, sipas asaj që shkruan “DailyMail”, për shkak të këtij veprimi u divorcua nga Moshin. Ngjarja e pazakontë ndodhi në 2015-n, por u bë publike këtë javë, pasi policia më në fund pranoi që të hetonte mbi këtë çështje. Sipas raportimeve në mediat indiane, Moshin, i njohur për varësinë e tij ndaj kumarit, po luante me një person të quajtur Imran. Në një pikë, Moshin vuri bast gruan dhe dy fëmijët, por humbi. Kjo bëri që Imran të shkonte në shtëpinë e tij për të marrë çmimin që kishte fituar. Por gruaja protestoi me forcë dhe për zgjidhjen e çështjes u thërrit këshilli i fshatit. Ky i fundit vendosi që gruaja dhe një prej fëmijëve nuk do të prekeshin, ndërsa fëmija tjetër do t’i jepej personit që fitoi, për të shlyer borxhin. Pas kësaj, gruaja, e cila kishte qenë e martuar me Moshin që prej 2012-s, kërkoi divorcin. Ajo iu drejtua dhe policisë, por kjo e fundit për dy vite me radhë kishte refuzuar që ta pranonte çështjen. Në fund gruaja bëri një peticion në gjykatën e rrethit dhe të hënën e shkuar një gjykatës urdhëroi nisjen e hetimeve për këtë çështje
Sigal