E pabesueshme, shihni ç’i bëri stuhia e mbrëmshme rrjetit elektrik

551
Sigal

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi, zona e Krujës.

OSHEE njoftoi se Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë.

ImageImageImageImageImageImageImageImage