“E kam frikë terxhumanin”/ Rama ‘rrëmben’ buzëqeshjen e Erdogan: Ishalla përkthyesi mi çon fjalët… (FOTO)

163
Sigal

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përball Presidentit Erdogan këtë të hënë ka shprehur mirënjohjen dhe ka theksuar se presidentin turk e ka shumë mik.

Kreu i qeverisë fjalën e tij ka bërë batuta me përkthyesin ku ka thënë se nuk e di sesi ai e përkthen në turqisht fjalën e tij, pasi ai është në moshën që nuk e mëson dot vetë më tashmë.

Ndërsa pak më herët tha se Erdogan nuk qesh kur del në Tv, sot me batutat e tij arriti t’i vidhte’ një buzëqeshje kur tha se “ishalla përkthyesi në turqisht ia çon fjalët siç duhet’

“Jam krenar që jam mik i presidentit Erdogan madje një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë dhe më tha  a është e vërtetë se ju jeni mik i presidentit të Turqisë? Jo i thash nuk është e vërtet i thash e kam shumë mik jo mik. E kam frikë terxhumanin se nuk e di sesi i përkthen fjalët në turqisht, po… Por  nuk kam rrugë tjetër, duhet ti besoj se në turqisht jam në një moshë të thyer për ta mësuar atë. Por sot dua të them se tashmë u bënë vite që jam në këtë detyrë dhe i kam takuar të gjithë to krerë shtetesh. Erdhi një terxhuman tjetër dhe ky e ka me kokë se ai tjetri përkthen gabim dhe ikën, por ky është ngjitur me  presidentit e ka me kokë përkthimin”, ka thënë Rama.

Bëjmë me dije se sot Edi Rama ka pritur në një ceremoni zyrtare presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdo?an, ku kanë inspektuar nga afër ndërtimin e 524 apartamente, financim i qeverisë turke, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

"E kam frikë terxhumanin"/ Rama  ‘rrëmben’