E goditen me thikë në mushkëri, shqiptari ‘arratiset’ nga spitali

362
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bolonjë, ku dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga persona ende të paidentifikuar.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, shqiptarët, janë sulmuar me thika nga tre persona, të cilët më pas janë larguar nga vendi I ngjarjes.
Njëri prej shqiptarëve, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ai ka marrë plagë të rënda në mëlçi dhe mushkëri, ndërsa tjetri është goditur në njërën këmbë.
Por, pasi janë dërguar në spital, 25-vjeçari shqiptar, është larguar nga spitali nga frika e operacionit dhe ende nuk është gjetur.
Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, ndërsa policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes.
Sigal