E godet rrufeja duke kullotur bagëtitë, ndërron jetë bariu në Skrapar

538
Një qytetar ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Skraparit, në mënyrë të pazakontë. Teksa kulloste bagëtitë, bariu është goditur nga rrufeja.
Si pasojë e ksaj goditje, 60-vjeçari me inicialet T.Y. ka ndërruar jetë, raporton policia.
Ngjarja ndodhi në fshatin Selë, njësia administrative Bogovë. Ndërkohë policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal