Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë vjedhur një të mitur. Ngjarja ndodhi në Bathore. Shtetsait me inicialet E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz, akuzohen se futën një të mitur me forcë në makinë dhe i morën varësen e floririt.
NJOFTIMI I POLICISE
Futën në automjet, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i morën me dhunë varësen e floririt, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:
– E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.