Detaje të reja nga plagosja me kallashnikov e administratorit në Lezhë, ka pasur shkëmbim zjarri, Altin Marku u gjet i plagosur në banesë

189
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Lezhë ku mbeti i plagosur me 3 plumba kryetari i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

I plagosur ka mbetur edhe vetë autori Altin Marku i cili u arrestua më herët në banesën e tij. Sipas të gjitha gjasave, ka qenë një shkembim zjarri mes tij dhe kryetarit të njësisë administrative, duke bërë që edhe marku të plagosej në krah.

Sipas informacioneve të publikuara më herët, u zbulua se konflikti kishte nisur një vit më parë ku autori i ngjarjes Altin Marku ishte përplasur me Simonin dhe sot menjëherë pasi doli nga zyra shkoi në shtpië për të marrë armën me të cilën kreu atentatin.