E drejta për pension përfshihet në grupin e të drejtave ekonomike-sociale

938
Nga Kadri MUKA

Vijon nga numri i kaluar…

5- Pensioni i parakohshëm
Për sa i përket pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi vendimi nr.9/2007 është shprehur: “E drejta për pension është një e drejtë që përfshihet në grupin e të drejtave ekonomike-sociale, që për nga natyra janë të drejta pozitive. Prandaj, përmbajtja e tyre duhet interpretuar në lidhje të ngushtë me detyrimin e shtetit për t’u bërë aktiv e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevojat jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar.”.
Vendimi nr.33/2010 ka thënë: “Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi jepet në konsideratë të natyrës së punës së ushtarakëve ose punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët, pas ndërprerjes së karrierës, me ose pa dëshirën e tyre, e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune të një niveli të krahasueshëm me funksionet që ushtronin”. Vendimi nr.2/2013 në pikën 26 thotë: “…sigurimi shoqëror bazë është një e drejtë kushtetuese ekonomiko-sociale dhe si e tillë lidhet me detyrimin e shtetit për të qenë aktiv e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevoja jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar (shih vendimet nr. 33/2010 dhe 9/2007 të Gjykatës Kushtetuese). Pra, të tre këto vendime në unison të përbashkët, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakut e përfshijnë në të drejtën e parashikuar nga pika 2 e nenit 52 të Kushtetutës, në atë të drejtë që i përket sigurimeve shoqërore bazë (të detyruar) dhe sigurimin shoqëror suplementar. Kolegjet e bashkuara në njësimin e tyre e kategorizojnë dhe e trajtojnë si sigurim shoqëror suplementar. Kjo është njëra anë e çështjes, ana tjetër është se vendimi nr.33/2010 i Gjykatës Kushtetuese krahas përfshirjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në sigurimin shoqëror bazë (të detyruar sipas nenit 2 të ligjit nr.7703/1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, nuk lejojnë zvogëlimin apo kufizimin e masës maksimale të këtij pensioni (masës 50% të pagës mujore për 12 e 15 vjet dhe 2% për çdo vit mbi 12 e 15 vjet parashikuar nga neni 16 i statusit të 3 korrikut 19934 dhe 35 të statusit të 23 marsit 2004, as për interest e rëndësishme publike. Këtë e shpreh kur thotë: “nisur nga funksioni dhe rëndësia e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, zvogëlimi i masës së tij ose kufizimi nga neni 14/ 2 e ligjit objekt gjykimi të shumës maksimale që mund të përfitohet nuk janë veprime që mund të përligjen me interesin e rëndësishëm publik. Për këtë arsye Gjykata çmon se dispozitat e nenit 14/2 të ligjit objekt gjykimi janë në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike dhe të shtetit të së drejtës.”. Në moszbatim të këtij detyrimi të kësaj që përcakton vendimi nr.33/2010 i Kushtetueses, Kolegjet e Bashkuara për periudhën nga data 1 janar 199 deri 30 qershor 2009 e zvogëlojnë ata sa masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi dhe nga data 1 korrik 2009 në 1.5% të pagës mesatare neto referuese të të gjithë vjetërsisë së shërbimit, dhe këtë ia detyrojnë të gjitha gjykatave. Pavarësisht se vendimi nr.2/2013 i Gjykatës Kushtetuese në pikën 26 thotë se: Ndryshimi i skemës së përfitimeve suplementare mbetet në diskrecion të politikave dhe mundësive të ekzekutivit, kurse prekja e skemës së sigurimeve shoqërore bazë nuk duhet kurrsesi të pësojë ndryshime të tilla që të përkeqësojë ndjeshëm jetën e shtetasve që përfitojnë këtë sigurim”, me vendimin njëhësues nr.3/2016 unifikojnë dhe detyrojnë gjykatat që masën e pensionit nga data 1 korrik 2009 për 15 vjet nga 50% të pagës mujore ta zvogëlojnë në 22.5% , nga 60% të pagës mujore për 20 vjet në 30%, nga 70% të pagës referuese për 25 vjet në 37.5% dhe nga 80% për të pagës referuese për 30 vjet në 45% të pagës mesatare neto referuese të të gjithë vjetërsisë së shërbimit.
6- Siç dihet rillogaritja e pensionit e parashikuar nga neni 29 i ligjit nr.10142/2009 i’u nënshtrua gjykimit kushtetues dhe Gjyka Kushtetuese me vendimin nr.33/2010, vendosi që kjo rillogaritje e këtyre të drejtave të fituara në zbatim të ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve. Kësaj i shtojë edhe se, në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara. Kolegjet e Bashkuara edhe pse e lejon rillogaritjen vetëm me kusht, me kushtin nëse sjell pasoja positive dhe masë e përfitimit dhe në asnjë rast nuk lejon të kryhet nëse përkeqëson masën e përfituar dhe cënon të drejtën e fituar më parë, imponojnë që ajo të bëhet edhe kur ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë. Me vendimin nr.3/2016 Kolegjet e Bashkuara nuk kanë dhenë drejtësi për ushtarakët por kanë prodhuar drejtësi për shkelësit e Kushtetutës e ligjit, që në rastin konkret është Kuvendi dhe institucionet e tjera ligjzbatuese si dhe gjykatat për nga 1 korriku 2009 e në vazhdim. Të gjithë katë veç e veç dhe së bashku kur ushtarakëve statusi i ushtarakut u garanton pension të parakohshëm në masën 50% të pagës mujore pëe 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli dhe për çdo vit tjëtër kësaj mase i shton 2% të pagës mujore, dhe këtë masë u’a siguron deri në plotësimin e ksuhteve për pension pleqërie njëherë sa një pension maksimal pleqërie në shkallë vendi, herën tjetër sa 3,4,5,6 pensione bazë dhe nga 1 korriku 2009 në masën 1.5% të pagës mesatare neto referuese. Kolegjet e Bashkuara edhe pse Kolegji Civil dhe ai Administrativ kufizimin sipas nenit 11 të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar kufizimin “sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi” nga viti 2005 me vendimet e tyre e përligjnin vetëm për shtesën e pensionit mbi 12 e 15 vjet, unifikuan që kufiizimi të jetë për gjithë masën e pensionit. Po kështu edhe pse këto kolegje në disa rastë nga data 14 maj 2004 përligjnin masën e pensionit sipas nenit 35 të statusit të ushtarakut të 23 marsit 2004 (50% të pagës mujore për 12 e 15 vjet plus 2% për çdo vit mbi 12 e 15 vjet deri në plotësimin e kushtev për pension pleqërie, apo deri më 30 qershor 2009), Kolegjet e Bashkuara njësuan atë në të kundërt me to. Nga 14 maj 2004 deri më 30 qershor 2009 sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi dhe nga 1 korriku 2009 në 1.5% të pagës mesatare neto referuese për vit shërbimi. Me një fjalë këto Kolegje me këtë njësim të vendimit nr.3/2016, njohën dhe përligjën atë masë pensioni që kanë dhënë Sigurimet Shoqërore në shkelje e moszbatim të ligjit, të vendimeve të formës së prerë të gjykatave, vendimeve nr.9/2007, nr.33/2010 dhe nr.2/2013 të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës. Përfundimisht Kolegjet e Bashkuara me vendimin njësues nr.3 të 24 nëntorit 2016 nuk dhanë drejtësi për pensionin e parakohshëm të ushtarakë sipas nenit 52 pika 2 e Kushtetutës, nenit 16 të statusit të ushtarakut të 3 korrikut 1991 dhe nenit 35 të statusit të 23 marsit 2004, i cili garanton qëndrueshmërinë e vijimësin e kësaj të drejte dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në vend të drejtësisë prodhuan drejtësi për shkelësit e këtyre akteve dhe dhunuesit e shtetit të së drejtës sanksionuar nga neni 3 i Kushtetutës sipas të cilit dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë. Vendimi nr.3, datë 24.11.2016 i Kolegjeve të Bashkuara përbënë një process jo të rregullt ligj edhe për faktin se Kryetari i Gjykatës së Lartë njeherazi edhe relator i çështjes zoti Xhezair Zaganjori së bashku me gjyqtarin tjetër të kësaj gjykate ishin shprehur kundër në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, nuk ishin të legjitimuar të ishin pjesë e trupit gjykues. Ndërsa të 11 anëtarët e tjerë që morën dhe firmosën këtë vendim, nuk kishin të drejtën të ndryshon vendimet e tyre të mëparëshme. Pra, nuk nuk mund të vendosnin që e gjithë masa e pensionit të parakohshëm nga data 01.01.1999 deri më 30.06.2009 të kufizohet “sa masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”, që ligji nr.9210/2004 dhe 9418/2005 e 9481/2006 të mos zbatohen, që rillogaritja të bëhet edhe kur zvogëlon masën e pensionit të përfituar me parë me ligjet e mëparëshme dhe që masa e pensionit nga 1 korriku 2009 të jetë sipas aktit normative nr.5/2010 të miratuar me ligjin nr.10367 të 23 dhjetorit 2010 jo në përputhje me pikën 26 të vendimit nr.2, datë 18.02.2013 të Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto, vendimi njëhsues nr.3, datë 24.11.2016 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë përbënë një vendim, i cili ka cenuar të drejtën e ushtarakëve për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi jo sipas ligjit organik, statusit të ushtarakut, por ligjeve dhe akteve që kanë cënuar atë nëpërmjet një jo të rregullt ligjor që urdhëron pika 1 e nenit 42 të Kushtetutës. Si i tillë ai është një vendim që e ka vendin në koshin e plehrave dhe që pa hezitim do hedhur në këtë kosh. Kjo si një domosdoshmëri për t’i dhënë jetë shtetit të së drejtës që shoqërisë dhe ushtarakëve shqiptarë u ka munguar për 26 vjet dhe ku, e drejta sipas nenit 4 pika 1 e Kushtetutës, përbënë bazën dhe kufirin e veprimtarisë së shtetit dhe sipas nenit 15 të këtij ligji themeltar të shtetit të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
Sigal