E dhunonte gruaja, Gjykata e Tiranës jep urdhër mbrojtjen për 44-vjeçar

629
Një 44-vjeçari nga Tirana i është dhënë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi dhunohet nga gruaja e tij. Në kërkesën dërguar gjykatës, 44-vjeçari me inicialet D.Th, denoncon se është dhunuar psikologjikisht nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, me inicialet S.Sh.
“Më datë 07.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin D.TH, vjeç 44, pasi dyshohet se bashkëshortja, S.SH, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””, thuhet një njoftimin e policisë.
Sigal