E dhimbshme! Koronavirusi prek dhe foshnjen e sapolindur

616
Sigal

Një grua e cila rezulton të jetë e infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë një bebe që është diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse vetëm 30 orë pas ardhjes në jetë.

Mjekët e spitalit në Kinë, janë alarmuar nga fakti që virusi mund të trashëgohet nga nënat te bebet e tyre në bark.

Foshnja e infektuar, lindi në Wuhan të dielën.

Mjekët i kryen analizat foshnjës në momentin që erdhi në jetë dhe 30 orë më vonë përgjigja e tyre rezultoi pozitive.

Foshnja më pas u transferua në Spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është caktuar nga qeveria për të trajtuar të gjithë fëmijët e infektuar.

Gjendja e foshnjës, tashmë  treditësh, është e qëndrueshme dhe po monitorohet nga mjekët në çdo kohë, njofton spitali me anë të një deklarate në rrjete sociale.