E çuditshme por e vërtetë, në Zvicër kokaina vjen më shpejt se pica

536
Një porosi e kokainës vjen më shpejt se pica në Zvicër. Ky fakt interesant dhe shqetësues është nxjerrë nga një studim në Global Drugs Survey që është publikuar këto ditë,shkruajë mediat helvete.
Studimi ka treguar se nga tre dërgesa të porositura të kokainës, një prej tyre transportohet te porositësi brenda 30 minutash, kurse raport përafërsisht i njëjtë vlen edhe për porositë e picave.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë vullnetarisht rreth 5 mijë përdorues të kokainës, të cilët përmes një sistemi të fshehtë të internetit kanë treguar që shpesh droga vjen më shpesh se picat. Ky fakt iu vlejti studiuesve si shumë i përshtatshëm për ta vënë në perspektivë këtë studim me jetën e përditshme të qytetarëve.

Gjithashtu është gjetur që 40 përqind e porosive të kokainës vjen brenda ditës, që do të thotë se Zvicra është e para në këtë drejtim nga të gjitha shtetet e Europës.
Megjithatë, Zvicra në këtë drejtim nuk e kalon Brazilin apo shtete të tjera të njohura për përdorimin e narkotikëve.
Sigal