E-Albania, Rama: Portali unik I shërbimeve online ndërpret korrupsionin nëpër sportele

563
Kryeministri I vëndit Edi Rama na prezantoi portalin online të Shërbimeve e-Albania tha se nëpërmjet këtj projekti që do të jetë në shërbim të qytetarëve do të eliminohet korrupsioni nëpër sportele.
Kryeministri tha se ky shërbim do të ofrohet nëpërmjet një qëndër tregtare online që do t’i vijë në ndihmë qytetarëve duke mos shkuar më nga një zyrë në një tjetër.
Edi Rama: “Dua të nënvizoj se ky proces dhe ky portal është pjesë e një projekti që lidhet me programin e kalimit nga një shtet që shërben me njerëz në një shtet që shërben online. Ndërkohë jemi duke punuar me një ekspertizë të lartë ndërkombëtare dhe me mbështetjen e BB me të cilën kemi ngritur një skudaër të përbashkët për të mundësuar të ndërtojmë një infrastrukturë të re shërbimi që do të ketë qendren e gravitetit në Tiranë. Njerëzit nuk do të shkojnë nga një zyrë në një tjetër, por të gjitha shërbimet do ti kene në një qendër tregtare shërbimesh që do të funksionojë online dhe pa ndërveprim me sportelistë dhe me atë avangard korrupsioni që e dime si ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë.
Kjo do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë që do ti trasfortojë njësite vendore në njësi shërbimesh online. Kjo është mënyra si e shohim ne mënyrën e shërbimeve.
Po punojmë me BB për të transformuar shërbimin në ato raste kur do të jetë e nevojshme të ketë sportel dhe komunikim me përfaqësues të një institucioni tjetër.
Është e qartë se cfarë sjell ky transformim dhe cfarë transparence sistemi informimi reduktim kostove, reduktim të kohës sjell ky proces. Ne jemi të bindur se ky proces dhe teknologjia është fat për vende si i yni që 40 vite më parë e kishin të pamundur të përfytyronin këtë kapërcim.
Qyteti i durrësit do të përdoret si pilot dhe më pas do të përhapet në qytetet e tjera.”
Sigal