Dyshohet se vuri zjarrin në Shebenik-Jabllanicë dhe kërcënoi me armë policët, shpallet në kërkim 20-vjeçari

207
Sigal

Një 20-vjeçar nga Përrenjasi është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie.

Sipas policisë, i riu I. Halili, dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës së Zonave të Mbrojtura.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.