Dyshohet se vrau Arjan Gosën, makina me të cilën u largua 31-vjeçari nga vendi i ngjarjes

101
Sigal

Kjo është makina me të cilën është larguar Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës pasditen e djeshme në qytetin e Kavajës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal të Kavajës teksa 48 vjeçari po pinte kafe me të atin.

31 vjeçari Habib Rexha e qëlloi me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes dhe ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këto që jep informacion për kapjen e tij. Policia dyshon se motivi i ngjarjes është hakmarrja. 31 vjeçari Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë.

Dyshohet se vrau Arjan Gosën, makina me të cilën u largua

Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit me fjalë ata vranë njëri-tjetrin.

Edmond Gosa e qëlloi me thikë Altin Rexhën ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri. Asnjëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.