Dyshohet se vranë 69 vjeçarin, burgim të përjetshëm për shqiptarin dhe italianin

108
Sigal

Janë dënuar me burgim të përjetshëm Paulin Meçaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone, autorë e dyshuar të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik.

32-vjeçari Meçja dhe bashkëpunëtori i tij italian dyshohet se vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69- vjeç.

Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet.

Për Meçaj dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Lecces urdhëruan izolim ditor për 1 vit. Të dy u dënuan gjithashtu që të paguajnë dëmshpërblim veçmas në favor të të afërmve të Caramuscio, të cilët ngritën një padi civile. Meçaj dhe Capone gjatë procesit gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

NGJARJA

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 16 korrikut në Lequile, Lecce. Giovanni Caramuscio, 69 vjeç u ekzekutua në sy të gruas së tij. Kamerat e sigurisë në zonë kishin filmuar të gjithë ngjarjen, e cila nisi si një grabitje.

Autorët kishin qenë të maskuar me maskë anti-Covid. Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit, 28-vjeçari italian Andrea Capone, kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh.

Karabinierët arritën të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitjes që përfundoi tragjikisht në vrasje.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse. Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të 32- vjeçarit.

ZBULIMI

Përveç një mori të dhënash që dolën nga kamerat e sigurisë në rrugë, në afërsi të bankomatit ku edhe u vra i moshuari, policia italiane e ndoqi në Facebook shtetasin italian i cili kishte harruar fotot e tij më të njëjtën bluzë. Ishte pikërisht ajo bluzë e fiksuar në rrjetet sociale që çoi policinë në shtëpinë e tij dhe e vuri në pranga për vrasjen.

Shqiptari, në fakt është akuzuar si ekzekutor, pasi policia dhe prokuroria kanë parë edhe pamjet filmike të atij momenti kur shqiptari ka nxjerrë armën duke e qëlluar në kokë burrin që po tërhiqte një shumë të hollash kundër dëshirës së gruas së tij e cila po i lutej që të dilnin të nesërmen dhe të kryenin atë veprim.

Shqiptari dhe italiani i morën paratë dhe u larguan për në banesat e tyre pa e ditur se jo vetëm kishte pamje filmike por madje edhe dëshmitar okular.