Dyshohet se shpërndante drogë, arrestohet 31 vjeçari, sekuestrohen 840 doza heroinë

255
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31 vjeçar i cili dyshohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të të operacionit të koduar “Spring Square” është vënë në pranga E. I., 31 vjeç.

Gjithashtu janë sekuestruar 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Spring Square”

Sekuestrohen 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve që disponoheshin nga seksioni për Hetimin e Krimeve se një shtetas kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Spring Square”.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.