Dyshohet se qëlloi gruan dhe veten me thikë, arrestohet 42 vjeçari në Tepelenë

109
Sigal

Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale L. N., një ditë pas goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi të vriste veten. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit në banesën e tyre.

Të dy këta shtetas ndodhen të shtruar në spital, ku edhe po marrin kujdesin e duhur nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.