Dyshohet se po transportonte tre pakistanezë drejt Malit të Zi, arrestohet 21-vjeçari

103
Sigal

Një 21-vjeçar u arrestua pasi u kap duke transportuar emigrantë drejt Malit të Zi.

Shtetasi me iniciale O. T., u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
NOA

Njoftimi i policisë

PKK Hani i Hotit

Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Transportonte shtetas pakistanezë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, nga kontrollet në terren për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, kanë evidentuar një tjetër rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, rast për të cilin u arrestua shtetasi O. T., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.