Policia daneze ka thënë se ka arrestuar një azilkërkues sirian nga Suedia për “tentim të kryerjes së një akti terrorist” në Kopenhagen.
Policia e Kopenhagen ka thënë se kanë arrestuar 30-vjeçarin së bashku me Shërbimin e Sigurisë dhe Inteligjencës, pas një sulmi të dështuar, të cilin i arrestuari e kishte planifikuar së bashku më një 21-vjeçar, në nëntor të vitit 2016.
“Personi është i akuzuar për tentim të kryerjes së aktit terrorist, duke planifikuar të vrasë apo lëndojë disa persona në një zonë të pacaktuar në Kopenhagen”, ka thënë policia përmes një njoftimi.