Dyshohet se plagosi të moshuarin duke e goditur me thikë dhe sende të forta, arrestohet 37-vjeçari

118
Sigal

Një 37-vjeçar është arrestuar nga  policia e Krubinit, pasi dyshohet se një ditë më parë ka goditur me thikë dhe sende të forta një 65-vjeçar.

Sipas policisë, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti, ndërkohë të çastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.