Dyshohet se plagosi me thikë 61-vjeçarin, arrestohet 47-vjeçari në Berat

180
Sigal

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka goditur me thikë një 61-vjeçar.

Policia njofton se ky i fundit është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore ndërsa i ka shkaktuar disa plagë në trup.

Njoftimi i policisë:

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore. Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.