Dyshohet se përndiqte një vajzë të mitur, arrestohet 42-vjeçari në Shijak

168
Sigal

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shijak. Kjo pasi ai dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Sipas policisë, bëhet fjalë për E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak. Ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur”-njofton policia.