Dyshohet se përndiqte një 23 vjeçare, arrestohet lushnjari

170
Sigal

Një 30-vjeçar me iniciale A.M. është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare nga Lushnja.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Përndjekja.