Dyshohet se përdhunoi 23-vjeçaren, ‘arrest me burg’ për kryeplakun e fshatit në Korçë, i riu mohon akuzat

Kryeplaku i fshatit Rehove në Vithkuq të Korçës, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje, i është caktuar masa ‘arrest me burg’.

BalkanWeb mëson se 29-vjeçari, Ervis Rrapo nuk ka pranuar akuzat dhe është shprehur i pafajshëm para trupës gjykuese.

Sigal

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.