Dyshohet se montuan në Prokurori pajisje që nuk funksiononin, arrestohet administratori dhe punonjësit

138
Sigal

Dy administratorët e dy subjekteve të ndryshme në Tiranë janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Chiller”.

Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim edhe D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet kanë shkelur procedurat gjatë vendosjes së sistemit të kondicinimit dhe të kaldajës në një prokurori.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chiller”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Chiller”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në subjektet që administrojnë, kanë kryer shkelje për punimet që janë kryer në godinën e një institucioni, konkretisht në sistemin e kondicinimit dhe të kaldajës, të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për veprime të mëtejshme procedurale.