Dyshohet se i vodhën portofolin në plazh pushuesit polak, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

223
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj të cilët dyshohet se i kanë vjedhur portofolin një turisti polak në zonën e plazhit.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasit O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e vjedhjes, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 10.06.2021, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në bregdet, i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L. Z.