Dyshohet se dhunoi burrin e saj, arrestohet gruaja 60 vjeçare në Kuçovë

220
Sigal

Një 60 vjeçare është arrestur në Kuçovë pasi dyshohet se ka dhunuar burrin e saj.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit të të moshuarve ndërsa ende nuk bëhet me dije se si ka nisur konflikti mes tyre.

Lidhur me rastin vijojnë hetimet deri në zbardhjen e rrethanave.