Dyshohet se aksidentoi për vdekje një vajzë të re në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit

252
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e trajlerit i cili dyshohet se aksidentoi për vdekje një ditë më parë në ambientet e portit të Durrësit një vajzë të re.

Ai është F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë”, tha policia.

Sakaq, efektivët arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Sallmone, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.