Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

346
Sigal

Një 46-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një të mitur.

Dyshohet se B. B., banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas, ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajit gusht.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.