Dyshohet për të paktën 8 grabitje, Gjykata jep vendimin për Astrit Thaçin dhe të dashurën e tij

591
Sigal

Sot u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë për Astrit Thaçin, 27-vjeçari që grabiti argjendarinë në Elbasan dhe Adela Berisha, bashkëpunëtoren e tij.

Sipas prokurorisë, Adela Berisha kishte rreth një muaj që e njihte Thaçin dhe e ka ndihmuar atë me grabitjet.Avokati Gramoz Lika deklaron se vjedhjet Thaçi i ka bërë vetëm në efektin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës dhe Elbasan