Dyshohen se plagosën një person me sende të forta, arrestohen xhaxhai dhe nipi në Ndroq, policia sekuestron armë zjarri dhe qindra fishekë

360
Sigal

Policia ka arrestuar dy shtetas, xhaxha dhe nip me njëri tjetrin, të cilët dyshohen se kanë plagosur me sende të forta shtetasin me inicialet P.T, pas një konflikti në një lokal në Ndroq.

Në kontrollet e kryera në banesën e xhaxhait, u gjetën he sekuestruan një armë zjarri karabin 10-she model 56, 570 fishekë model 56, 2 krehra arme zjarri TT dhe 48 fishekë që shërbejnë për armën e zjarrit TT.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 20.08.2022, rreth orës 11:40 është marrë njoftim se shtetasi S. M., së bashku me xhaxhain e tij, shtetasin A. M., në një lokal në Ndroq, janë konfliktuar me shtetasin P. T., i cili si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende te forta dhe ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin S. M., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe xhaxhain e tij, shtetasin H. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Gjatë kontrollit të banesës së xhaxhait, shtetasit H. M., u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabin 10-she model 56, 570 fishekë model 56, 2 krehra arme zjarri TT dhe 48 fishekë që shërbejnë për armën e zjarrit TT.

Gjithashtu është proceduar ne gjendje të lirë administratori i lokalit, shtetasi P. R., pasi nuk ka njoftuar organet kopetente per ngjarjen dhe ka demtuar vendin e ngjarjes.

Dyshohen se plagosën një person me sende të forta, arrestohen