Dyshimet për vetëflijim/ Nëna dhe vajzat frekuentonin një sekt fetar, cila ishte familja Josifi

415
Sigal

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në lagjen Kombinat në Tiranë këtë mbrëmje, ku në një apartament i gjendën të pajeta, nëna dhe njëra nga vajzat ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas burimeve mediatike, familja ishte me origjinë nga Përmeti. Zhaneta Josifi banonte në në një apartament me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Ajo që e bën edhe më misterioze ngjarjen është fakti se sipas burimeve mediatike, nëna me të dy bijat ishin besimtare të një sekti fetar dhe besonin te ringjallja, çka rrit më shumë dyshimin për një vetëflijim të mundshëm.