Dyshime në Korçë/ Kishte probleme me frymëmarrjen, ndërron jetë 50-vjeçarja

502
Sigal

Një 50-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës.

50-vjeçarja identiteti i së cilës ende nuk dihet, vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, por pasditen e sotme gjendja e saj u përkeqësua dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen, duke ndërruar jete.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi, pasi bluzat e bardha tregohen të rezervuar për të dhënë informacione.

Priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante.

Mësohet, gjithashtu, se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të infektuara.