Dyndje shqiptarësh në Strugë të Maqedonisë për të blerë ushqimet e Vitit të Ri

976
Sigal

Miliona lekë të shqiptarëve dalin jashtë vendit, shkak çmimet e lira, cilësia, kontrolli dhe certifikimi

Dita e shtunë është dita kur në qytetin e Strugës në Maqedoni dynden shqiptarët nga zonave kufitare të Librazhdit, Përrenjasit dhe Pogradecit, për të bërë furnizimet e Vitit të Ri, madje sipas vetë tregtarëve thuhen që ka raste që shkojnë për treg dhe qytetarë nga rrethet e tjera si Elbasani, Tirana madje deri në Korçë. Shkaku sipas disa prej tyre janë çmimet e lira, kontrolli, cilësia, certifikimi. Madje sipas tyre  çmimet janë shumë herë më të lira se në Shqipëri. Heqja e regjimit të vizave në kufi, lejimi i tregtisë së  lirë, ku çdo qytetarë mundet të kalojnë në doganë një mall me vlerë deri në 300 mijë lekë pa taksë doganore ndihmon secilin që të bëjë një pazar në Strugë si dikur kur këto zona bënin tregtinë në Strugë e Ohër, ashtu siç bëjnë shqiptarët e zonës së Kukësit në Prizren. Zona e Librazhdit dhe e Pogradecit fale edhe lidhjeve miqësore prej vitesh, por edhe çmimet e lira kanë bërë që tregu Maqedonas të jetë më i lirë. Sipas tregtarëve në Strugë vijnë pothuajse çdo ditë shqiptarë të Shqipërisë për të blerë jo vetëm ditën e shtunë, por edhe në ditët e tjera të javës. Më të preferuarat janë produktet e mishrave, pastërmaja, sallamrat, bulmetrat, gjalpi, konservat, vaji ushqimor si dhe mjalti. Një familje  arrin të blejë  nga 30-50 mijë lekë  të vjetra e ndoshta edhe më shumë  furnizim me ushqime. Sipas tyre ka dhe mjaft lokale në Përrenjas e Pogradec që nëse shkon për të pirë diçka të ofrojnë pije dhe ushqime nga Maqedoni, me afate skadence të rregullta dhe shumë herë më të lira dhe shumë cilësore. Kështu paratë e shqiptarëve shkojnë në tregun maqedonas. Pra mundet të përmenden një numër pa fund produktesh, ku blihen në tregun maqedonas nga qytetarët shqiptarë, ku sipas tyre janë çmimet konkurruese, cilësia, marketingu si dhe shërbimi tepër i mirë. Shumica e këtyre personave që shkojnë janë punonjës të administratës shtetërore si mësues, mjekë, infermierë dhe shtëpiake. Madje përveç argëtimit dhe një vizitë në Struge e Ohër kthehen të kënaqura me pazarin dhe ju tepron ndonjë lek. Mjafton të faturosh një furgon dhe me 10-20-30 euro merr furnizim për gjithë dimrin. Numri i shqiptarëve vetëm për një ditë ditën e shtunë që bëjnë pazarin në Strugë është jo më i vogël se 80 vetë, pa llogaritur edhe pikën doganore të Tushemishtit.

Ja disa nga çmimet e produkteve ushqimore:

-1 kg pastërma mish viçi kushton        5    euro

-1 kg pastërma mish deleje kushton    4.5   euro

-1 kg mjaltë kushton                               3      euro

-1 litër vaj ushqimor kushton                1      euro

-1 kg fasule kushtojnë                             1.5   euro

-1 kg mandarina, mollë, rrush,etj..       1     euro

-një formë me 30 vezë kushton        03        euro