Dy shtetas shqiptarë përdhunojnë 29-vjeçaren (EMRAT)

339
Sigal

Një gjykatë në Skoci gjeti fajtor për përdhunimin e një 29 vjeçareje dy emigrantë ilegal shqiptarë.

Duke iu referuar medias skoceze raportohet se të dy shqiptarët e gjetur fajtor janë shtetasit Griselt Maranaku, 33 vjec dhe Elton Baga, 32 vjec. Baga njihej edhe me një tjetër emër Leo Baga.

Gjykatës High Court në Glasgow, iu tha se se dy shqiptarët me forcë ia hoqën rrobat viktimës dhe duke i përdredhur duart e përdhunuan.

Ky krim ndodhi më 9 Janar 2019. Maranaku tha në procesin gjyqësor se pati marrëdhënie seksuale me dëshirën e 29 vjeçares.

Ndërsa i akuzuari tjetër Elton Baga,  duke u mbrojtur në gjyq tha se viktima i kishte ftuar për marrëdhënie seksuale treshe.

Të dy ata i mohuan akuzat por u gjetën fajtor nga juria.

Gjykatësi Sean Murphy QC i vendosi emrat e dy shqiptarëve në regjistrin e krimeve seksuale dhe tha se masën e dënimit do ta jepte gjatë këtij muaji.