Dy shokët u zunë gjatë lojës me tavëll, si ndodhi plagosja në Krujë

18
Sigal

Zbardhen detaje rreth plagosjes me armë zjarri në Krujë, ku pas një konflikti të çastit mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga sherri agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Autori dhe i plagosuri kanë debatuar në një lokal në lagjen ‘Zim Zeneli’ të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll, dhe i plagosuri ka goditur autorin, i cili pasi kanë dalë nga lokali ka qëlluar në drejtim të mikut të tij një herë me pistoletë.

Fatmirësisht plumbi e ka kapur rrëshqitas ne shpatull duke e gervishtur, ndryshe nga çfarë u deklarua mbrëmë.