Dy raste të reja me koronavirus në Berat, pozitivë familjarët e punonjësve të Ujësjellësit

261
Sigal

Berati regjistron sërish dy raste të reja sot me COVID-19. Për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit por me shifra shumë të ulëta.

Në fakt rastet e sotshme janë rrjedhojë e atyre të djeshme, ku dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit rezultuan pozitivë.

Prej dje u kryen 33 tamponë përfshi familjarët e këtyre punonjësve dhe dy prej tyre kanë rezultuar tashmë me COVID-19.

Tashmë me dy rastet e reja Berati shkon në pesë raste aktive me COVID-19 duke u bërë qyteti i 5-të në Shqipëri me më shumë raste aktive.