Dy persona dyshoheshin se ishin të infektuar me koronavirus në Korçë, dalin përgjigjet

371
Sigal

Dy persona në qytetin e Korçës, të cilët dyshoheshin se ishin të infektuar me COVID-19, kanë rezultuar negativë.

Burimet bëjnë me dije se në qytetin e Korçës nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Deri më tani numri i të infektuar në Korçë ka shkuar në 16.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277.

16 persona kanë humbur jetën. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.

Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 85. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës dhe 23 në Fier.