Dy makina përplasen me njëra – tjetrën në Cërrik, lëndohen drejtuesit

194
Sigal

Një aksident automobilistik është regjistruar pranë spitalit në Cërrik.

Mësohet se dy makina tip “Ford Fiesta” janë përplasur mes tyre, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve. Sipas informacioneve paraprake të dy personat kanë marrë fraktura në kokë e trup.

Ata janë dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.