Dy kalimtarë plagosen në Elbasan, i dyshuari vijon të qëllojë me armë

281
Sigal

Përmasa të rënda po merr ngjarja në Elbasan, ku një person pasi ka hapur zjarr ndaj policisë, ka plagosur dy kalimtarë.

Ngjarja po ndodh në lagjen 11 nëntori, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar me emrin Lefter Zh. Gazetari Fatmri Pope raporton për ‘News 24’ se të plagosur me armë zjarri kanë ngelur Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.

Ndërkohë, policia ka nxjerrë nga banesa një grua dhe një vajzë.

Dy persona kanë përfunduar në spital me lëndime të lehta. Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm dhe kanë marrë plagë nga plumbat rikoshet Paniku ka qenë i jashtëzakonshëm dhe rreziku për qytetarët.

Banesa është e rrethuar nga Forcat Shqiponja dhe në ndihme po mbërrijnë Renea dhe FNSH.